Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Të mirat shëndetësore të kanellës, ja sëmundjet që kuron

20:23 / December 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanella, një erës shumë popullore në gatim dhe ëmbëlsira, nuk është vetëm e shijshme, por edhe shumë e shëndetshme.

Sipas studimeve të ndryshme, rezulton se kanella është një medikament i efektshëm. Një kurë prej të paktën një muaji, me 3 lugë kanellë dhe mjaltë në ditë, mund të japë rezultate të ndjeshme për reduktimin e shumimit të qelizave kanceroze.

Antibakterial natyral
Ajo ka veti antibakteriale dhe antifungale, aq shumë sa të pengojë rritjen e baktereve dhe kërpudhave ose ata që janë përgjegjës për shpërthimet e sëmundjeve të ushqimit bartës me baktere si Helicobacter pylori, i cili lëviz në heshtje në stomak duke shkaktuar vjellje dhe urth të rëndë.

Zvogëlon dhimbjen e shkaktuar nga artriti
Në një studim të kryer në Universitetin e Kopenhagenit, pacientëve që u kishin dhënë një gjysmë lugë çaji pluhur kanelle të kombinuar me një lugë gjelle mjalti çdo ditë para mëngjesit, konstatuan një lehtësim për dhimbjen e artritit, aq sa mund të ecin, pas një jave, pa asnjë shqetësim, raporton Living.

Parandalon kancerin
Ajo mund të zvogëlojë përhapjen e qelizave të kancerit, sipas gjetjeve nga një studim i kryer në Universitetin e Teksasit, i publikuar në revistën “Nutrition and Cancer”. Një perspektivë e mirë, pra, për parandalimin e kancerit dhe sidomos për ata që vuajnë nga kjo sëmundje.

Ndihmon në problemet më kapsllëkun
Ajo është një burim i mirë i fibrave, kalciumit, hekurit dhe magnezit. Duke qënë e pasur me fibra dietetike, mund të ndihmojë edhe në lehtësimin nga kapsllëku.

Heq dhimbjen menstruale
Për dhimbjet menstruale, kur keni nevojë, provoni të hidhni një lugë çaji kanelle në një filxhan çaj të ngrohtë bimor. Do t’ju habisin rezultatet.

Aleate për të luftuar infertilitetin
Kjo erëz e mrekullueshme përmban një substancë natyrore të quajtur cinnamaldehyde, e cila, në bazë të disa studimeve, duket se rrit hormonin e progesteronit dhe ul prodhimin e testosteronit tek gratë, duke ndihmuar keshtu balancimin e hormoneve.

Përmirëson kujtesën
Sipas disa kërkimeve, aroma dhe shija e kanellës janë nxitës në përmirësimin e kujtesës. Pikërisht për këtë arsye ajo duket një zgjidhje e shkëlqyer natyrale për disa sëmundje neurodegjenerative, duke përfshirë edhe sëmundjen e Alzheimer-it.



efektet kanella organizem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.