Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shkup, alarme të rreme për bomba në shkolla, qendra tregtare dhe institucione

22:33 / December 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shkup
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të hënën pati alarme për vendosje bombash në dhjetë shkolla dhe disa ndërtesa të tjera në Maqedoninë e Veriut, që rezultuan të rreme.

Por paralajmërimet po përsëriten dhe kjo shton shqetësimin e qytetarëve. Ministria e Rendit thotë se garanton sigurinë e qytetarëve, por deri më tani asnjë rast nuk është zbuluar. Autoritetet thonë se kërcënimet vijnë nga jashtë dhe kanë të bëjnë me luftën hibride.

Alarmet për vendosje bombash në shkolla dhe objekte të tjera në Shkup por dhe në qytete të tjerë po shtojnë shqetësimin tek qytetarët, të cilët u kërkojnë autoriteteve të zbulojnë autorët e këtyre kërcënimeve që sa vijnë e shtohen. Të hënën pati një seri alarmesh për bomba: një në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në nëntë shkolla të Shkupit dhe një në qytetin e Kavadarit në pjesën qendrore të Maqedonisë së Verut dhe në tre qendra tregtare në kryeqytet. Ato rezultuan të rreme.

Kërcënimet bëhen përmes postës elektronike, në adresë të drejtorëve apo menaxherëve. Këta të fundit menjëherë alarmojnë policinë, e cila bën evaukimin e shkollave dhe të objekteve të tjera nën kërcënim.

Policia bëri kontrollet antiterroriste, teksa thotë se po merr masa për zbardhjen e rasteve. Sipas autoriteteve, kërcënimet vijnë nga jashtë vendit; madje siç theksoi Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, kjo është pjesë e luftës hibride të Rusisë pas agresionit në Ukrainë.

“Institucionet e Maqedonisë së Veriut janë në komunikim të vazhdueshëm me aleatët e NATO-s për këto zhvillime dhe po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme të sigurisë”, thotë kryeministri.

Policia nuk jep hollësi, ndërsa thotë se ka persona apo grupe të dyshuara, por nuk ka asnjë të arrestuar. Opozita maqedonase e konsideron të paaftë ministrin e Rendit, Oliver Spasovski për t’u përballur me këto rreziqe, teksa kërkon dorëheqjen e tij të menjëhershme. Ndërkohë, ekspertët sugjerojnë përfshirjen e Interpolit në hetime për zbulimin e autorëve. Këto vepra sipas ligjeve të Maqedonisë së Veriut, vlerësohet si terrorizëm.

alarm bomba shkup
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.