Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Për 2 orë e gjysëm Kosova është në bregdet”/ Rruga Kashar-Lekaj drejt finalizimit, Balluku: Do të përshkohet për 25 minuta

23:41 / December 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balluku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka shpjeguar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se rruga e re që pritet të finalizohet Kashar-Lekaj do të bëjë të mundur aksesimin më të shpejtë të Kosovës në plazhet e jugut. Balluku tha se me ndryshimet e bëra ky aks do të përshkohet për 25 minuta bashkë me Bypassin e ri të Tiranës që sipas saj është një projekt i përfunduar.

Balluku: Është komplet rrugë e re, nuk ka asnjë lidhje me gjurmën dhe bën lidhjen e rëndësishme me Rinasin. Pasi rruga ekzistuese tashmë nuk përmbush asnjë kusht. Shkon deri në Kashar, pasi këtu krijohet nyja më e rëndësishme e infrastrukturës përsa i përket të gjithë autostradave.

Fevziu: Në Rinas?

Balluku: Po, dhe një strukturë që shkon dhe mbi aeroport. Më pas nga Rinasi vazhdon në Kashar, ku loti është totalisht i ri. Kemi Kashar, Pezë e Vogël, kjo është një rrugë e vjetër ushtarake…

Fevziu: Po e kam parasysh, e kam bërë dikur por është gjithë kthesa…

Balluku: Është e vërtetë por këtu do dalë me tunele dhe ura.

Fevziu: Prapë autostradë? Nga Kashari…ku shkohet?

Balluku: Prapë autostradë e gjitha dhe vazhdon në Lekaj…

Fevziu: Pra për të aksesuar jugun, o do vish në Durrës dhe do vazhdosh, ose do marrësh rrugën Elbasan dhe të vish poshtë në Rrogozhinë…

Balluku: Atëherë nga Kashari del në Lekaj.

 Fevziu: Po mirë si do të lidhet Kashari me pjesën tjetër të Tiranës?

Balluku: Përmes Bypassit të Tiranës.

Fevziu: Do të ketë një Bypass të ri?

Balluku: Kthesa e Kasharit,  kalon te zona e Mazrrekut, te ‘City Park’ që të jetë më e qartë për qytetarët, është Bypassi i Tiranës që akseson Arbanën, lidhet me autostradën.

Fevziu: Pra do bëhet dhe një unazë e re, një pyetje për sa do të përshkohet Kashar-Lekaj nëse ndërtohet?

Balluku: Është e llogaritur për 25 minuta, bashkë me Bypassin.

Fevziu: Nuk kanë filluar akoma punimet?

Balluku: Jo ende po bëhen punime teknike, ka filluar tenderi, është një projekt i përfunduar, i financuar nga Bashkimi Evropian me 91 milionë euro në dispozicion.

Fevziu: Prishtina për të zbritur në plazhet e jugut  se ato të veriut i ka të aksesueshme, do të shkojë me gjysmën e kohës që shkon sot? Edhe për Sarandën dhe zonat e tjera?

Balluku: Po është e njëjta histori, nga Lekaj diku në zonën e Kavajës, zbresim poshtë dhe ndjekim korrirdorin, ruajmë gjurmën, deri në Bypass të Fierit. Lidhja e re që bëhet duke ruajtur gjurmën e duke hequr kthesa e rrethrrotullimet.

Fevziu: Edhe rrethrrotullimet mbyllen, pra është autostradë që ecën drejt?

Balluku: Do ketë dhe rrugë alternative në dy anët e autostradës pasi ky projekt nga Muriçani deri në dalje do ketë rrugë alternative, kështu janë lidhur kontratat. Pa pagesë për të shkuar në shtëpi.

Fevziu-Aliut: Për sa kohe dilni ju në bregdetin shqiptar me strukturën e re?

Aliu: Dy orë e gjysëm në Durrës dhe 3 orë në Vlorë.

Fevziu: Ndërkohë Kosova me përmirësimet e reja për dy orë e gjysëm është në bregdet apo jo? Në atë të Durrësit flas se atë të veriut del më shpejt.

Aliu: Me këtë ndryshim që u përmend ne për 3 orë dalim në Rrogozhinë.

Fevziu: Po dhe me rrugën e re ti akseson bregdetin poshtë Vlorës.

belinda balluku bregdet Kosova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.