Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim në aktivitetin për konsolidimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë, tha se shpresoj që në vitin 2023, kjo gjykatë të jetë e kompletuar, pasi duhen edhe 3 gjyqtarë. Po ashtu ajo tha se shqiptarët nuk duan hakënmarrje, por drejtësi.
“Sot jemi këtu për të festuar arritjet e Gjykatës së Lartë, do të rinovojmë mbështetjen tonë për drejtësinë. E di që jeni lodhur duke e dëgjuar nga unë, por Reforma në drejtësi nuk është e lehtë dhe nuk është e shpejtë. Po shohim rezultate. Duhet të jeni krenarë për atë që keni arritur, keni nisur që të rektoni dosjet e prapambetura. Do të mbushni 3 vendet e Gjykatës së Lartë për të sjellë drejtësi për shqiptarët. Jemi krenarë për të bashkëpunuar me BE. Shikoni sa larg kemi arritur.
4 vite më parë ishte 1 gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Tani na duhen edhe 3. Shpresoj që të gjenden. E di se është e vështirë, por mund të bëhet. Kanë mbetur edhe 2 javë nga 2022, por shpresoj që vitin tjetër GJL t’i ketë të gjithë anëtarët.
Koha ka ardhur, duhet të japim drejtësi për njerëzit. Duhet të gjejmë një rrugë. E di që duan t’i shohin gjyqet me njerëz dhe gati për të vendosur drejtësi, jo hakmarrje, por drejtësi. Ta dinë që kur të vijnë në gjyq, do të jenë të barabartë para ligjit”.
