Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Litiumi italian mund të ndryshojë ekuilibrat e ekonomisë botërore. Ari i bardhë ndihmon Europën

13:21 / December 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
litium 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një studim i fundit i publikuar në Itali, konfirmon se terreni nëntokësor italian është i pasur me litium, në vecanti në Toskanë, Lazio dhe Campania. Nuk përjashtohet ndër të tjera që të ketë dhe zona të tjera të pasura me këtë metal të cmuar si Sardegna dhe Calabria, por dhe zona adriatike ku ka depozita hidrokarburesh. Kjo është një risi e rëndësishme për vendin për shkak të vlerës që ka litiumi si për prodhimin e baterive elektrike njësoj dhe për sektorët farmaceutikë dhe energjitë alternative.

Nëse eksplorimet do të konfirmonin këtë studim, pasojat do të ishin shumë të rëndësishme. Bëhet fjalë për një lëndë të parë thelbësore për teknologjitë e reja dhe për të ashtuquajturin tranzicion ekologjik dhe energjitik. Italia historikisht nuk ka qenë asnjëherë e pasur me lëndë të para dhe i ka importuar gjithmonë ato. Litiumi italian mund të shkruajë një histori të re, të një vendi më të pavarur dhe një vendi eksportues të lëndëve të para.

Dy impiante rigazifikimi të blerë së fundmi nga Snam dhe që do të prodhojnë metan nga gazi natyror i lëngshëm, kanë karakteristika të tilla për të cilat Italia po përgatitet të kthehet në një qendër energjetike në Mesdhe. Në mbarë botën, ka 12 terminale gazi natyror të lëngshëm me këto karakteristika të fuqishme. Prandaj, fluksi i gazit që do të prodhohet do të jetë i madh dhe nuk do të plotësojë vetëm kërkesën italiane. Gazi dhe litiumi, së bashku me mineralet e rralla, janë lëndët e para të së tashmes dhe të së ardhmes së afërt. Litiumi, në sferën financiare e quajnë “ari i bardhë”.

Ndërkohë bëhet fjalë për një lëndë të parë që ka një kosto të konsiderueshme – 80 euro kilogrami – dhe që deri sot e ka parë Europën të varet plotësisht nga Australia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë të vecantë, por dhe nga Amerika e Jugut – Kili, Brazili dhe Argjentina. Transformimi i industrisë europiane do forcojë autonominë nga Kina.

Europa po shkon drejt një transferimi të sovranitetit teknologjik veçanërisht përballë Pekinit, nga i cili varet jo vetëm për litiumin, por edhe për mineralet e rralla, të cilat së bashku me litiumin janë motori i teknologjive të reja dixhitale. Europa importon 98% të tyre nga Kina, e cila për momentin zotëron 40% të rezervave botërore. SHBA, Vietnami, Brazili, Rusia, India, Australia dhe Grenlanda gjithashtu kanë minerale të rralla. Vlerësohet se kanali sicilian është gjithashtu i pasur me minerake të rralla. Ata quhen kështu sepse janë të vështirë për t’u nxjerrë, jo sepse janë të rralla në vetvete.

Litiumi italian
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.