Pas aplikimit në 2016, ministrat e Bashkimit Evropian kanë miratuar këtë të martë dhënien e statusit kandidat për Bosnje-Hercegovinën. Vendimi duhet të konfirmohet tashmë nga 27 liderët e bllokut, të cilët do të mblidhen në Bruksel për një samit të enjten. “Kjo dërgon një sinjal të fortë për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe mbi të gjitha, për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës”, shkroi në Twitter ministrja austriake e BE-së, Karoline Edtstadler.
Postime te ngjashme
Add A Comment
