Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Ballsh-Fratar, në vendin e quajtur “Ura e Kashit”.
Një autobot që transportonte naftë ka dalë nga rruga. Dyshohet se shkak është bërë pasi në këtë aks ishte derdhur vaj ulliri.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërsa po heton mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi është ngadalësuar.