Një anije është bllokuar në Portin e Durrësit, pasi gjatë një kontrolli doganor u zbuluan rreth 16,8 tonë karburant që dyshohet se nuk ishin deklaruar dhe ishin nxjerrë kontrabandë nga anija.
Sipas Doganës Shqiptare, kontrolli u krye në një anije të akostuar në një nga kalatat e portit, pas informacioneve operative për diferenca në sasinë e deklaruar të karburantit.
Gjatë kontrollit fizik, punonjësit e doganës konstatuan rreth 16,8 tonë karburant të dyshuar si të padeklaruar. Për rastin është hartuar procesverbali i konstatimit fizik dhe është vendosur bllokimi i anijes, ndërsa do të vijojnë procedurat e mëtejshme të verifikimit ligjor.
