Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Erion Veliaj me të rinjtë e Njësisë 6: Strategjia e opozitës është të mbjellë dyshim

12:41 / December 14, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 12 14 at 12.39.50
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Njësia 6, ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e zonës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se opozita mbjell vetëm dyshim, duke u përpjekur të vonojë investimet në qytet dhe të pengojë çdo punë të mirë. Ai solli në vëmendje kalvarin e gjyqeve të hapura kundër ndërtimit të lagjes së re në Kombinat, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti, çka ka sjellë edhe gjithë vonesën në mbylljen e këtij procesi.

“Strategjia e partive të opozitës në Kombinat ishte të mbillnin dyshim, t’i çonin njerëzit në gjykatë, që të mos bëhen kurrë pallatet për njerëzit, se po u ndërtuan ato do duket Lali Eri dhe Edi Rama mirë. Por, nëse bëhen ato pallate, thjesht fusim njerëzit nëpër shtëpi. Dhe kështu harxhuam tre vjet duke shkuar në gjykatë. Kurse liderët e opozitës – që ju i dini vetë kush janë – i kanë shtëpitë tyre në Gji të Lalzit, nuk jetojnë këtu në Kombinat.

Në Kombinat vijnë vetëm për t’i përdorur njerëzit si sallatë politike, vijnë mbjellin helmin e tyre, mbjellin përçarje, u fusin ankthin, i çojnë nëpër dyert e gjykatës, që të bllokohet bashkia dhe pasi kanë mbaruar, kthehen prapë në Gji të Lalzit. Të nesërmen bëjnë të njëjtën gjë, çohen në Gji të Lalzit, u vjen shërbëtorja, u sjell kafen, pastaj vijnë këtu në Tiranë për të mbjellë sherr e përçarë njerëzit, pastaj kthehen prapë aty. Kam një pyetje: Cila është partia më e rëndësishme sot në Shqipëri? Familja jote është partia më e rëndësishme”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se në Tiranën e një milionë banorëve të gjithë duhet të kenë një shans dhe se të gjithë duhet të besojnë, e jo të ushqejnë urrejtje për njëri-tjetrin.

“Politika nuk ndahet në të majtë e në të djathtë. Politika ndahet në ata që duan të punojnë dhe fokusohen tek e ardhmja dhe në ata që e mbajnë kokën mbrapa dhe fokusohen tek e kaluara. Ka një grup të politikës që merret vetëm me ‘përça e sundo’, vetëm thuaji njerëzve që s’do bëhen shtëpitë në Kombinat, nuk do bëhet shkolla “Lasgush Poradeci”, nuk do ndodhin investimet; merren me kush ishte spiun në vitet ’80, kush ishte spiun në vitet ’90, kush ishte ish komunist që u bë antikomunist. Ndërkohë, ka edhe një racë tjetër, që është duke folur për temat e së ardhmes, që thotë do e bëjmë shkollën “Lasgush Poradeci”, ky auditor është një nga më të bukurit në Shqipëri. Kur ne themi se ajo fusha e zezë, ku tani është shkolla “Betim Muço”, nuk do të bëhet pallat, por do bëhet një tjetër shkollë e Kombinatit, ne e themi dhe e bëjmë. Kur ne themi që “Musine Kokalari” do fillojë përpara vitit të ri rikonstruksionin, ne e themi dhe tani janë vënë skelat aty, ka filluar puna. Kur themi se Kombinati pas tërmetit do ketë lagjen më të bukur në qytetin e Tiranës, sot është në gjysmë të punës”, u shpreh Veliaj.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.