Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tragjedia në Kanalin Anglez, një shqiptar nga veriu mes personave të shpëtuar nga gomonia

15:20 / December 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6399d5c910b1e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shqiptar ndodhet mes personave të shpëtuar nga gomonia e cila u përmbyt në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kanalin Anglez, në tentativë për të mbërritur në brigjet britanike.

Fatbardha Celaj një përkthyese Shqiptare e cila punon në spitalin e Kentbury në Britaninë e Madhe tregon në një intervistë për gazetarin Klodian Zhivani në Top Channel, se ka kontaktuar me shqiptarin e identifikuar si Denisi me origjinë nga veriu i Shqipërisë.

Ajo tha se gjendja e tij është shëndoshë e mirë, por është i traumatizuar nga ngjarja e cila humbën jetën katër persona të tjerë.

Fatbardha Celaj: Unë jam përkthyese në Britani. Jam në spitalin e Kentbury aktualisht. Situata është shumë e ndjerë. Ndodhen 34 persona që i kanë shpëtuar tragjedisë. Mes tyre është një shqiptar, i quajtur Denis. Ai nuk do të prononcohet, unë kam kontaktuar me prindërit e tij, është shumë. Vetëm Denisi është identifikuar si shqipfolës. Është nga veriu, gjendja është shumë mirë, por është i traumatizuar ende.

Klodian Zhivani: Si është gjendja e personave të tjerë?

Fatbardha Celaj: Gjendja e personave të tjerë është shumë e komplikuar, gjuhët e tjerëve nuk i dimë. Mundohemi të hyjmë në çdo dhomë, mundohemi të gjejmë mos ka shqipfolës të tjerë. Gjendja e tyre është shumë e rëndë. Katër janë identifikuar të vdekur. 34 janë këtu në spital, nuk mund të japim shumë detaje, nuk japim dot detaje para autoriteteve

Klodian Zhivani: Cili është apeli për të gjithë prindërit shqiptarë?

Fatbardha Celaj: Ju lutem qetësohuni, deri tani vetëm Denisi është identifikuar. Mos i nisni fëmijët në mënyrë të jashtëligjshme. Nuk e di, jam shumë e emocionuar të shoh këtë gjë të padëshirueshme. Ju lutem mos i nisni, mbajini afër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.