Një shqiptar humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Itali, në zonën e Brescia.
40-vjeçari ishte duke u kthyer nga puna kur humbi kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe përplasur me pemën.
Mjeti ka kaluar në trotuar në një moment kur aty po ecnin dy gra. Njëra prej tyre, 50-vjeçe, u përplas nga makina, pa pësuar lëndime të mëdha. Pas këtij momenti, mjeti ka përfunduar duke u përplasur me pemën.
Plagët ishin shumë të rënda për shqiptarin, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.
