Sa është jetëgjatësia e njeriut në botë? Në Hunza njerëzit jetojnë deri në 150-vjeç. Hunza janë një popullsi e vogël që jeton në pjesën veriore të Pakistanit. Ata janë njerëzit më të lumtur në tokë dhe nuk e njohin kancerin. Zakonisht lahen në ujë të ftohtë dhe lindin fëmijë edhe në moshën 65-vjeçare.
Ata nuk konsumojnë produkte ushqimore të importuara, ata mbjellin dhe korrin ushqimin e tyre. Hunzat konsumojnë gjithmonë fruta dhe perime të papërpunuara, kajsi të thata, arra, lloje të ndryshme drithërash si hikërror, meli dhe elbi, qumësht, vezë, bishtajore dhe rrallë djathë. Njerëzit hanë pak dhe ecin gjithë ditën.
Sipas traditës, Hunza nuk hanë asgjë për një periudhë prej 2 deri në 4 muaj. Gjatë kësaj kohe pinë vetëm lëng kajsie të thata. Kjo periudhë quhet “Pranvera e urisë”. Populli Hunza agjëron gjatë periudhës kur frutat nuk janë pjekur për korrje.
Ekspertët mjekësorë thonë se kjo periudhë e agjërimit dhe dietës së tyre është arsyeja pse ata jetojnë kaq gjatë dhe kanë jetë të shëndetshme. Besohet se sasitë e mëdha të kajsive janë ndoshta arsyeja pse ato nuk vuajnë nga tumori dhe kanceri. Farat e kajsisë përmbajnë vitaminë B-17, një agjent i njohur dhe i fuqishëm kundër kancerit.


