Presidenti i Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardit, ka trazuar rrjetet sociale, pasi është filmuar teksa urinon në publik. 71-vjeçari po inauguronte një projekt rrugor dhe urinoi në momentin gjatë himnit kombëtar.
Mayardit besohet se vuan nga një infeksion i traktit urinar, i cili është i zakonshëm tek meshkujt e moshuar. Video-ja virale ka shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale.
Disa akuzuan kameramanët se po bënin punë të pista duke shpifur presidentin e tyre, ndërsa të tjerë thanë se po bënin gjënë e duhur duke e ekspozuar presidentin si të paaftë nga pikëpamja mjekësore për të udhëhequr një vend.
