Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish themeluesi i PD: Gabimi më i rëndë i Ramiz Alisë, Shqipërisë i la peshqesh një pijanec dhe një ish komunist e non-grata!

18:19 / December 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha aliza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Shqip” me Rudina Xhungën, Bardhyl Reso, ish-themelues i PD-së u ndal tek gjendja aktuale e vendit, ku sipas tij çdo gjë që ka kaluar Shqipëria në këto 32 vite, i ka ndodhur prej politikës. Reso i kushtoi një rëndësi të veçantë dhe 32-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, ku ndër të tjera theksoi se gabimi më i rëndë i Ramiz Alisë, sado që shquhej si një njeri finok, ishte që i la vendit peshqesh një pijanec dhe një non-grata.

“Ndoqa fjalën e Berishës për 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Më bëri përshtypje që nga mënyra sesi Berisha hapi fjalën, duke treguar që PD u krijua si një parti e vlerave patriotike të popullit shqiptar. Kjo është me të vërtetë për të qeshur.

Kush nga ata që solli Berisha ka patur ndonjë traditë patriotike, asnjëri prej tyre. Sali Berisha i pari, që pretendon se PD-në e themeloi ai. E vërteta nuk është ashtu. Ai ka ardhur disa ditë pas fillimit të lëvizjes studentore. Në fillim erdhi si i dërguari i Xhelil Gjonit dhe Ramiz Alisë për t’u dhënë informacione se ç’bëhej me lëvizjen studentore, pastaj për t’i kthyer studentët në mësim.

Kam dyshime të mëdha se i vetmi anëtar i Byrosë politike të Shqipërisë që nuk u prek dhe nuk u fut në burg, ka qenë vetëm Xhelil Gjoni, personi më i egër gjatë zhvillimeve të vitit 1990. Kjo më çon në një bindje që mes tyre ka patur një marrëveshje të fshehtë, mes tij dhe Berishës.

Gabimi më i madh që ka bërë Ramzi Alia, ka qenë për dy peshqeshet që i solli politkës shqiptare. Partisë Demokratike i pruri Sali Berishën, një ish-komunist nga më të devotshmit dhe Fatos Nanon që e vuri në krye të PS-së. Janë dy nga drejtuesit më të gabuar që ka patur Shqipëria, njëri përfundoi në pijanec dhe tjetri përfundoi në një njeri non grata nga SHBA”, tha Reso në “Shqip” me Rudina Xhungën.

bardhyl reso Rudina Xhungën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.