Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hakeri pretendon se ka të dhëna sensitive nga programi i FBI-së: 50 mijë dollarë ose do t’i publikoj

19:57 / December 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
D3C9363B 8D06 4029 9C2F 8461919510B7 cx0 cy4 cw0 w1200 r1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një person, i cili është paraqitur si drejtor ekzekutiv i një institucioni financiar, pretendon se ka arritur të ketë qasje falë një sulmi kibernetik, tek të dhënat e 80 mijë anëtarëve të InfraGard, një program i drejtuar nga FBI-ja. Programi u mundëson zyrtarëve publik dhe individëve të sektorit privat të ndajnë të dhëna sekrete mbi sigurinë kombëtare dhe kërcënimet kibernetike.

Fundjavën e kaluar, hakeri postoi në një forum online të njohur mes hakerave, ato që ai pretendon se ishin dëshmi se ai i dispononte këto të dhëna. Ai tha se kërkonte 50 mijë dollarë në këmbim të të gjitha të dhënave që dyshohet se ka në posedim.

Hakeri i tha gazetarit të pavarur të kibernetikës Brajan Krebs, i cili publikoi lajmin, se kishte arritur t’i merrte të dhënat nga programi që drejtohet nga FBI-ja.

Byroja Federale e Hetimeve nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga “Associated Press”

Gazetari Krebs tha se zyrtarë të FBI-së i kishin thënë atij se ishte në dijeni të një llogarie të mundshme të rreme dhe se po shqyrtonin këtë çështje.

Anëtarët e InfraGard janë drejtues biznesi, profesionistë të teknologjisë së informacionit, ushtarakë, zyrtarë shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit si dhe zyrtarë qeveritarë , të gjithë të angazhuar në mbikëqyrjen e sigurisë në sektorë që lidhen me energjinë, transporti, kujdesi shëndetësor, tubacionet, reaktorët bërthamorë, industria e mbrojtjes, digat, dhe shërbimet financiare.

E themeluar në vitin 1996, InfraGard përfaqëson partneritetin më të madh publik-privat të FBI-së, ndërsa ka bashkëpunëtorë lokalë në të gjitha zyrat e saj në terren.

Në bazën e të dhënave ndodhen emrat dhe informacionet e kontaktit të dhjetëra mijëra përdoruesve të InfraGard. Hakeri, tha se 47 mijë anëtarë të programit, ose diçka më shumë se gjysma e të gjithë atyre që përdorin këtë program, kishin adresa unike elektronike. Ai tha se marrja e të dhënave nga programi kishte qenë shumë e lehtë./ Voa

data fbi haker SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.