Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hakohet FBI-ja: Vidhen të dhënat sekrete të 80 mijë anëtarëve!

22:47 / December 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hakerim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një haker pretendon se ka arritur të sigurojë qasje tek të dhënat e 80 mijë anëtarëve të InfraGard, një program komunikimi i drejtuar nga FBI-ja që ndan informacione sensitive mbi sigurinë kombëtare dhe kërcënimet e sigurisë kibernetike me zyrtarët publikë dhe aktorët e sektorit privat që drejtojnë infrastrukturën kritike të SHBA.

Personi është paraqitur si drejtor ekzekutiv i një institucioni financiar. Ai ka postuar në një forum online të njohur mes hakerave disa dëshmi të faktit që sipas tij, i disponon vërtet këto të dhëna.

Në këmbim të të gjitha databazës, ka kërkuar 50 mijë dollarë në këmbim të të gjitha të dhënave që dyshohet se ka në posedim. Hakeri pretendon se arriti të hynte ne këtë bazë të dhënash të InfraGard duke u hequr si CEO i një institucioni të rëndësishëm dhe se vjedhja e të dhënave kishte qenë shumë e lehtë sipas tij, teksa 47 mijë anëtarë të programit, apo thuajse gjysma e atyre që e përdorin, kishin adresa elektronike unike.

Gazetari i pavarur Brajan Krebs foli si me personin në fjalë, ashtu edhe me zyrtarë të FBI-së të cilët i kanë thënë se ishin në dijeni të një llogarie të mundshme të rreme dhe se po shqyrtonin këtë çështje. Anëtarët e InfraGard janë drejtues biznesi, profesionistë të teknologjisë së informacionit, ushtarakë, zyrtarë shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit si dhe zyrtarë qeveritarë, të gjithë të angazhuar në mbikëqyrjen e sigurisë në sektorë që lidhen me energjinë, transporti, kujdesi shëndetësor, tubacionet, reaktorët bërthamorë, industria e mbrojtjes, digat, dhe shërbimet financiare.

fbi hakohet te dhena
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.