Mbrëmë Serbia i dërgoi KFOR-it kërkesën për të siguruar lejen e dislokimit të trupave ushtarake dhe policore në Kosovë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç thotë se e ka të qartë që kërkesa do refuzohet.
“Nuk mendoj se ekziston mundësia që ata ta pranojnë kërkesën tonë, jo sepse është e keqe, pasi po ta mendonin më mirë kjo do t’i shërbente paqes, zbutjes së tensioneve dhe mundësisë për të gjetur një zgjidhje kompromisi”.
Po ashtu Vuçiç sqaroi se Serbia po kërkon kthimin e nga 100 deri në 1 mijë trupave në Kosovë, sipas rezolutës 12 44. E miratuar në vitin 1999 ajo ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake.
