Një nga tre kandidatët që garon për të qenë kreu i ri i SPAK-ut është edhe prokurori Altin Dumani, i cili gjatë prezantimit të platformës së tij, u pyet në lidhje me çështjet që ka në hetim. Ai tha se do ti ndjekë vetë.
“Do vazhdoj që ti ndjek vetë çështjet që kam në hetim. E shtuna ka qenë ditë e zakonshme pune për mua. Të dielave jam i punësuar part time edhe po nuk dola në zyrë do të marr diçka në shtëpi. Unë sërish do të vazhdoj që të angazhohem në hetimin e çështjeve të rëndësishme. E vlerësoj të jem prokuror në SPAK”.
Sipas Dumanit, parim për të janë provat dhe se emri nuk i bën përshtypje.