Zona e Dajçit në Shkodër vijon të vuajë vërshimin e ujërave dhe përmbytjen e tokave dhe banesave edhe pse situata meteorologjike nuk ka qenë aq e rënduar. Disa dhjetëra hektarë tokë ku një pjesë e madhe është bujqësore dhe me të mbjella gjenden nën ujë, ndërsa përmbytjes nuk i kanë shpëtuar as oborret e banesave, ku uji ka arritur lartësinë deri në 30 cm. Banorët e zonës shprehen se përmbytjet nuk janë si pasojë e reshjeve, por për shkak të shkarkimeve që bëjnë hidrocentralet në kaskadën e Drinit.
Postime te ngjashme
Add A Comment
