Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Policia mohon se ka arrestuar një ish-polic serb: Janë spekulime të Beogradit!

19:00 / December 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia kosove 770x446 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Kosovës ka mohuar se një ish-pjesëtar serb i këtij institucioni është arrestuar në Mitrovicë të Veriut.

Sipas një njoftimi për media, Policia i cilësoi këto informacione si “spekulime nga disa mediume serbe”.

“Spekulimet e radhës nga mediumet serbe janë se kinse Policia e Kosovës edhe sot ka arrestuar një person [ish-policin Z.M] në Mitrovicë Veri, si dhe kinse Policia e Kosovës, në veri të vendit ka penguar punonjësit e elektrodistribucionit për të kryer riparime të një defekti në rrjetin elektrik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia shtoi se nuk ka informacione zyrtare për këtë arrestim, e as për pengimin e ndonjë punonjësi në veri që kryen detyra zyrtare.

Ky reagim i Policisë së Kosovës vjen pasi disa media serbe raportuan se një ish-pjesëtar i Policisë, i identifikuar si Zoran Mihajlloviq, u arrestua në Mitrovicë të Veriut më 16 dhjetor.

Zyrtarët serbë të Policisë së Kosovës në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – kanë dhënë dorëheqje në nëntor, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Më 10 dhjetor, Policia tha se ka arrestuar një ish-pjesëtar të saj, të dyshuar për “sulm terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Arrestimi i Dejan Pantiq, nxiti disa serbë lokalë që të vendosnin barrikada në veri, duke bllokuar rrugët që çojnë për në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Po ashtu, Policia bëri të ditur se më 15 dhjetor është arrestuar një serb, me iniciale S.T, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës. Zyrtarët në Serbi e identifikuan atë si Sllagjan Trajkoviq, ish-polic i Kosovës.

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur së fundmi dhe që nga 6 dhjetori janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

Kosova fajëson “bandat kriminale” që “financohen dhe dirigjohen” nga Beogradi për këto incidente. Në anën tjetër, Serbia i është drejtuar me kërkesë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për dërgimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore në Kosovë.

KFOR i tha më 16 dhjetor REL-it se ka pranuar kërkesën e Serbisë dhe të njëjtën është “duke e shqyrtuar”./ Rel

ish-polic serb Policia e Kosovës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.