Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetari tregon politikanët që kanë ndihmuar në arratisjen e Vis Martinajt: Bashkëpronarë në biznes

19:28 / December 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vis martinaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Flamur Vezaj thotë se i shumëkërkuari Ervis Martinaj, ka njohje me politikanë në Kosovë.

Vezaj u shpreh se Martinaj, është bashkëpronar në disa biznese të lojërave të fatit me këta politikanë.

Sipas tij, janë këta persona të cilët mund ta kenë ndihmuar Martinajn që të dalë nga Shqipëria dhe të strehohet në Kosovë.

“Unë vazhdoj të mendoj që në bazë të atyre rrethanave që kemi folur, rasti i Martinajt më shumë anon te pjesa e inskenimit ose vetë inskenimit, se sa te pjesa e zhdukjes dhe vrasjes së tij. Tani, për sa kohë është në gjendje të mbajë një inskenim apo një zhdukje të tillë, këtë nuk mund ta them, sepse varet kush janë njerëzit dhe personat të cilët e mbrojnë dhe e mbajnë afër, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë ku është përfolur që mund të ketë kaluar andej. Dihet që edhe në Kosovë ka pasur njohje shumë të madhe me politikanët e shtetit të Kosovës, të cilët kanë pasur lojërat e fatit bashkë në Kosovë.

Nëse ai rezulton, me informacionet që kam, që ka dalë në Kosovë nga këto persona që ruhet, ai do jetë jetëgjatë në Kosovë, për shkak se personat kanë influencë të jashtëzakonshme në botën e krimit edhe në Kosovë. Nga informacionet që kam, ka qenë bashkëpronar në disa biznese të lojërave të fatit në Kosovë, me personazhe të lidhur me politikën në Kosovë. Mendoj që këta janë personat të cilët e kanë ndihmuar për ta nxjerrë nga Shqipëria dhe për ta strehuar në Kosovë “, theksoi Vezaj për Euronews Albania.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare regjisori dhe aktori Gjergj Mena

10:12 / November 2, 2026

Presidenti Begaj dekreton ndarjen e re administrative-territoriale

10:04 / November 2, 2026

Zelensky: Ukraina ende nuk ka marrë ftesë zyrtare për samitin e G20

09:56 / November 2, 2026

“Diella ju ndihmon hap pas hapi”/ Rama: 19 shërbime tashmë më të lehta për t’u përdorur në e-Albania

09:50 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.