Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sa do të kushtojë “tryeza festive” me çmimet e “kripura”?

08:38 / December 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
viti ri darke pule
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shpenzimet për natën e Vitit të ri 2022-2023 priten të jenë më të shtrenjta si për familjet me të ardhura të larta por dhe ato familje të cilat me sakrificë shumë të madhe arrijnë të mbushin më shumë se zakonisht tryezën. Nëse për produktet bazë të një tryeze fundviti, një vit më parë paguanim mesatarisht 21 mijë lekë këtë vit do detyrohemi ta paguajmë 29.8% më shtrenjtë.

Këtë tavolinë  e kryeson gjeli i detit, simboli i vitit të ri, i cili pothuajse nuk mungon në asnjë prej tryezave të familjeve shqiptare. 55% më shtrenjtë do të detyrohen qytetarët ta paguajnë  pasi nëse një vit më parë e blinin me 900 lekë/kg  tashmë çmimet kanë arritur në 1400 lekë/kg. Për një gjel mesatar 5 kg, një familje do paguaj rreth 7000 lekë.

GFX Tavolina 1

Edhe pse i shtrenjtë, gjeli i detit nuk ja kalon produkteve të bulmetit sa i takon kapërcimit në çmime. Djathi i lopës krahasuar me një vit më parë është dyfish më shumë. Nëse një vit më parë qytetarët e blinin me 420 lekë/kg, këtë vit ata detyrohen ta blejnë rreth 900 lekë/kg. Ndërsa djathi i dhisë nga 670 lekë/kg është rritur në  1050 lekë/kg. Në tryezën e vitit të ri për 4 personat djathi i lopës shënon një rritje me 114% dhe i dhisë me 49.2% krahasuar me 2021.

Në mishrat shoqërues, kryeson mishi i gicit. Në këtë madhësi tavolineje, çmimi i mishit të gicit është rritur me 50% ndërsa i viçit me 14.2%. 4 kg mish nga 4400 lekë në 2021 shkojnë në 5600 lekë gjithsej në 2022.

GFX Tavolina Tabela 1

Ndërkohë pijet freksuese dhe fruta perimet kanë pësuar rritje më të lehtë krahasuar me produktet e përmendura më lart. Por duke parë ecurinë e viteve të mëparshme, një trend rritës i mëtejshëm pritet në afrimin e ditës së ndërrimit të viteve, duke qenë se qytetarët synojnë të bëjën blerje sa më të freskëta.

Sektori i pijeve freskuese, birra apo pije që qytetarët përdorin për të qerasur kanë pësuar një rritje 8%. Ndërsa një shishe verë e thjeshtë kuqe në markete është rritur me 50 lekë duke shkuar në 450 lekë.

Ëmbëlsira për në fund. Nga vëzhgimi në pastiçeritë e Tiranës një tepsi mesatare me bakllava, e sherbetosur, do të jetë në vlerën e 2000 lekëve.

Në total një tavolinë mesatarisht për 4 persona këtë vit me produktet bazë të shportës do të kushtojë rreth 27.3 mijë lekë me një rritje 29.8% krahasuar me një vit më parë. Por sipas raporti të Institutit të statistikave sektori i ushqimeve ka shënuar një rritje vjetore 15.7% . Duket se statistikat e INSTAT janë më të matura dhe më larg asaj që realisht po ndodh në tregun ushqimor në vend.  / SCAN

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste

13:01 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.