Nga Dashamir Biçaku
Zgjedhja e Altin Dumanit si kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme(SPAK) në vend të Arben Krajës, duhet vlerësuar si mundësi për të riparë luftën ndaj krimit të organizuar në tërësi, korrupsionit e fenomeneve të tilla që prekin administratën publike në Shqipëri. Emri i Dumanit, por edhe i kandidatëve të tjerë që ishin në garë, Adnand Xholi, e Ndini Tavani, mbeten emra të respektuar në kuadrin e portofolit të dosjeve të hetuara prej tyre gjatë karrierës së tyre në funksione të ndryshme të strukturave të prokurorisë. Por në fund qe ai që u preferua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Por zgjedhja e Dumanit, apo e kujtdo që do të vinte në krye tëSPAK, mbartte dhe mbart me vete sfida që mbeten tëpërhershme. Nuk është risi të thuhet tashmë se goditja e organizatave, grupeve, apo individëve që janë pjesë e krimit tëorganizuar, trafikimit të narkotikëve, pastrimit të parave qërrjedhin nga këto fenomene, korrupsionit të administratës nëvend, apo edhe shkrirja dhe sintetizimi i të gjithë këtyre elementëve, mbetet një domosdoshmëri. Jo!
Nevoja për goditjen e këtyre fenomeneve nuk është e re. Por ama është emergjente dhe duhet të jetë më agresive dhe energjike. Por sipas perceptimit tim goditja ndaj këtyre fenomeneve duhet të jetë sipas mendimit tim më direkte, mëagresive dhe më e zgjeruar në drejtim të dhënies së autoritetit tështetit dhe zbatimit të ligjit edhe në ndonjë nivel ku mendohet se nuk mund të preket. Vitet e fundit krimi i organizuar nëShqipëri, ka marrë përmasa të konsiderueshme.
Kjo pasi individë, grupe, apo organizata shqiptare kanë nisur tëkenë lidhje të drejtëpërdrejta e madje edhe role të rëndësishme në organizata dhe klane të rëndësishme dhe të rrezikshme tëmafies ndërkombëtare në Evropë, por edhe më gjerë. Mjaft tëvihet re se vetëm gjatë dy viteve të fundit qindra kilogramëkokainë janë kapur në portin e Durrësit, falë sistemeve tëskanimit Rapiscan, falë informacionit të agjencive ligjzbatuese në Shqipëri, kolegëve europianë, apo edhe DEA-s amerikane. Por nuk mund të hidhet poshtë fakti se segemnte shqiptare të zbatimit dhe të kontrollit të ligjit mund të ndoten apo të jenëndotur nga viruset e krimit të organizuar. Prej vitesh kemi kemi shtrirjen dhe hapjes së krahëve të krimit të organizuar shqiptar në Itali, Zvicër Gjermani Holandë Belgjikë e Angli, apo edhe Spanjë, duke u shkrirë me me atë vendës, duke mësuar prej tij apo edhe duke i marrë tregun e punëve të zeza. Nga ana tjetër nëdekadën e fundit kemi parë një risi, shtrirjen e krimit tëorganizuar shqiptar në Amerikën Latine. Në këto vende, Ekuador, Peru, Brazil, apo edhe Kolumbi e Meksikë, “kemi eksportuar” elementë të njohur të botës së krimit. Si “shpërblim” po marrim mjaft para që hyjnë në tregun tonë, por që në fakt në vend të pasurojnë vendin, mund ta çojnë drejt humnerës.
Përveç përfshirjes në trafik, apo ndërmjetësimit të ngarkesave tëkokainës drejt tregjeve europiane, disa prej këtyre grupeve tashmë duket se kanë marrë edhe rolin e drejtimit dhe negocimit të drejtë për drejtë në këto sipërmarrje me qarkullim që shkon me qindra milionë euro apo dollarë. Disa prej këtyre personazheve, si Dritan (Gramoz) Rexhepi, Ergys Dashi, apo individë të tjerë i kemi parë shpesh në edicionet e lajmeve tëmediave të vende të Amerikës Latine. Madje pak muaj më parëqarkulloi në mediat tona një lajm i importuar nga homologët tanë meksikanë mbi një personazh të thuajse të panjohur nëShqipëri, Luftar Hysajn. Sipas këtij lajmi ky individ ishte i lidhur me klanin meksikan të Sinaloas dhe qarkullonte dhe pastronte paratë e këtij grupi nëpërmjet sistemeve të lojrave tëfatit në Shqipëri, Poloni, Kanada, apo vende të tjera. Madje emri i tij dhe i fëmijëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të tij zbulohej fare lehtësisht edhe në investigimet e “Panama Papers”, për investimet në parajsat fiskale ofshore. Por nga ana tjetër pavarësisht kësaj zhurme ndaj këtij personazhi, apo të tjerëve tëkësaj natyre, nga SPAK, apo agjenci të tjera ligjzbatuese kemi parë shumë pak veprime. Qoftë edhe për të konfirmuar pafajësinë e pretenduar të Z.Hysa, të cilën ai e shprehu në njëdalje televizive në emisionin Opinion të Blendi Fevziut.
Sigurisht me të drejtë Z.Hysa pretendonte se shkrimet e mediave meksikane, të përkthyera në Shqip, ishin pjesë e luftës sëkonkurentëve të tij. Por nga ana tjetër përpos kësaj zhurme, agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri, Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, Agjencia e Parandalimit të Pastrimit tëparave e agjenci të tjera, a kanë ndërmarrë hapa dhe veprime konkrete, për të verifikuar origjinën dhe pastërtinë e parave tëkëtij apo personave të kësaj natyre. Nuk kam më të voglin dyshim se paratë që qarkullojnë këto aktivitete (që besoj nuk janë pak), kanë goditur biznesin e ndershëm në Shqipëri. Mjaft të shikosh që çmimet e sektorit imobiliar, po arrijnë shifra marramendëse. Një apartament, apo një njësi tregtare në Tiranë, Durrës e Vlorë, arrin shifra të frikshme edhe me qytetet e rëndësishme të industrisë e të modës në Europe.
Atëherë nga vijnë këto para që blejnë dhe investohen në sasi të frikshme në qiellgërvishtëset e Tiranës që marshojnë pa fund. Ndaj mendoj se sfidat mandatit të shkurtër të Dumanit apo stafit të tij, apo kush do që do të vinte, nuk është shumë se sa kohë do shijojë kolltukun e shefit të SPAK-ut, por efektiviteti me të cilin do të goditet krimi i organizuar, trafiku i drogës dhe pastrimi i parave që investohet në biznes. Fillimisht këto para shijojnë shumë, por jo shumë vonë, shumë syresh mund t’i shohim si shefa edhe në strukutrat politike në vend, nëse ende nuk kanë hyrë.
