Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Veliaj nuk është armik politik, por një figurë që ka të drejtë të mendojë ndryshe

20:26 / October 29, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veliaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ilir Yzeiri

Ajo që ndodhi ditën e mërkurë me Erion Veliajn është një nga gjërat më të rënda që ndodhin në një sistem demokratik. As juntat ushtarake nuk sillen kështu me të paraburgosurit dhe asnjë politikan europian nuk mund ta përdorë burgun dhe dhunën fizike mbi atë që mendon ndryshe.

Në kushtet e paraburgimit të rëndë dhe absurd, kur prokuroria dhe gjykatat e të gjitha niveleve, si të orkestruara nga një dorë e vetme, mbajnë në qeli Erion Veliajn, ai ende ka të drejtën e fjalës dhe, për më tepër, ai, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, është ende Kryetar i Bashkisë më të madhe të Tiranës dhe njeriu më i votuar i saj.

Edhe në kushtet më çnjerëzore kur ka qenë, ai ka ruajtur drejpeshimin dhe ka qenë shumë i kujdesshëm që të mos fajësojë askënd për këtë krim që po i bëhet.

Mirëpo vjen një ditë dhe durimi i kapërcen kufijtë. Partia Socialiste i ka shpenzuar të gjitha energjitë për të mbrojtur Belinda Ballukun dhe, për shkak të saj, ka nxitur reagimin e ashpër të opozitës, por edhe të manifestimeve të studentëve e të flamingove.

Në gjithë këtë kohë që Veliaj përballet me padrejtësitë më të ashpra të një sitemi të kalbur të drejtësisë, familja e tij politike i ka larë duart me të dhe urdhrat për të mos e vizituar në qeli kanë qenë një paralajmërim i padenjë që tregon se drejtimi i Partisë Socialiste ka një problem me Erion Veliajn.

Herën e parë kur Ulsi Manja urdhëroi trajtimin çnjerëzor në burgun e Durrësit dhe shoqërimin me forcat e Reneas për një operacion të tijin në spital, të gjithë heshtëm, por ama të gjithë menduam se kjo nuk mund të ndodhte pa miratimin edhe të drejtuesve të lartë të PS-së.

Tani, në një mjegull totale, kur Ministri i sotëm i Drejtësisë nuk flet, pikërisht ai ministër që është edhe pastor, ai hesht dhe pranon të mbajë mbi shpinë një krim. Toni Gogu nuk ka as dinjitetin e ministrit të drejtësisë së Enver Hoxhës, zotit Manol Konomi, i cili dha dorëheqjen pas bombës në ambasadën sovjetike.

Pa pikë turpi ky ministër, por edhe ai i rendit pranojnë të zbatojnë një urdhër politik për kolegun e tyre dhe bëhen pjesë e një maskarade si ajo e shteteve të modeleve të juntave ushtarake dhe e plasin kolegun e tyre, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës në qeli në kushte çnjerëzore.

Çfarë bëri Veliaj që nxiti gjithë këtë zemërim në Partinë Socialiste ?

Ai përshëndeti fitoren e studentëve të Beogradit dhe, duke iu referuar Vuçiçit, tha që ky nuk është fundi i botës, por fundi i një bote. Nëse dikush nga Partia Socialiste nën atmosferën e protestave të dhunshme në vendin tonë, e humbi toruan, mund t’i ishte përgjigjur Veliajt me të njëjtën monedhë pra me një deklaratë.

Hakmarrja për ta plasur në qeli, në izolim, në Fier, larg fëmijës disamuajsh është mizore dhe nuk bën të lumtur askënd. Të gjithë duhet të ruhemi nga mallkimet e fëmijëve.

Të gjithë duhet të tregohemi pak më të ndjeshëm. Pushteti nuk aështë asgjë, ikën e vjen, njeriu mbetet. Është e turpshme të mendosh edhe ajo që thotë ish-presdienti Meta që po më mohohet e drejta e njohur me kushtetutë për të komunikuar.

Përse ky regjim barbar për të pambrojturit. Nëse nuk korrigjohet ajo që ndodhi me Veliajn, të gjithë kemi të drejtë të mendojmë se në demokracinë shqiptare ka ndodhur një krisje e madhe. Askush nuk mund të jetë i sigurtë më. 

armik figure ndryshe Politik veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndreca: Veliaj është në të njëjtin korridor me 3 të dënuar me burgim të përjetshëm, mes tyre edhe një personazh i njohur i botës së krimit

12:52 / October 29, 2026

Një shënim për Erion Veliajn

11:24 / October 29, 2026

Veliaj në izolim dhe qeli pa dritare, Avokati i Popullit inspekton kushtet e kreybashkiakut në burgun e Fierit

21:31 / October 28, 2026

Rama kthehet majtas, braktis të pasurit e zgjedh të varfërit

20:27 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.