Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Do e thyejmë barrikadën e paragjykimit”, Rama: Shqiptarët s’kanë krijuar tregun e drogës dhe krimit

11:39 / December 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1671356193 Screenshot10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

18 dhjetori është Dita Kombëtare e Diasporës dhe dita ndërkombëtare e Migracionit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa histori nga shqiptarët që janë kthyer nga emigracioni në Atdhe. Kurse gjatë mbledhjes së Këshillit Koordinues për Diasporën, Rama ka folur për paragjykimet që shqiptarët janë kriminelë, duke thënë se do të bëjnë gjithçka për të thyer këtë lloj barrikade.

“Ajo që vjen si kundërshti kolektive është se shqiptaret janë kriminel. Ne kemi investuar për turpin tonë në ngjizjen e këtij imazhi skandaloz. Shqiptarët janë kontributor të rëndësishëm në të gjitha vendet ku shkojnë.

Shqiptarët që i kanë hyrë botës së krimit janë element shqetësues por tregun e drogës, krimit, prostitucionit nuk e kanë krijuar shqiptarët por e kanë gjetur dhe janë bërë pjesë e tij. Kam besim që do e thyejmë barrikadën e paragjykimit.

Jemi në komunikim intensiv për të realizuar atë që është e drejtë kushtetuese, një rrjedhojë logjike e një periudhe të gjatë tranzicioni me një pikënisje shumë specifike që na detyron sot dhe bën sot që shumica dërrmuese e shqiptarëve të mbështesin realizimin e një amnistie fiskale e penale, pa i hapur asnjë shteg askujt që për shkak të detyrës apo aktivitetit të tij të paligjshëm ka bërë para. Nuk kemi asnjë arsye që të tërhiqemi para kësaj nevoje të rëndësishme”, tha Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Buxhet historik për 2027, mbi 10 miliardë euro”, Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja!

13:41 / October 28, 2026

Protestat/ Rama: Ky ‘mish mash’ që ka marrë peng Tiranën, s’ka asnjë lidhje me popullin

13:38 / October 28, 2026

Kryeministri reagim për protestat e dhunshme/ Rama: Të kthejmë Tiranën në normalitet

13:29 / October 28, 2026

Protestat në Tiranë/ Ambasadori i OSBE-së: Dhuna është e papajtueshme me demokracinë, duhet dialog mes qytetarëve dhe institucioneve

12:52 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.