Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbi 13 mijë shqiptare u regjistruan si azilkërkues në Britani për 9 mujorin 2022

23:30 / December 18, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
azilkerkues
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri i shqiptareve që aplikojnë si azilkërkues në Britaninë e Madhe po rritet me shpejtësi këtë vit. Sipas të dhënave zyrtare mbi emigracionin nga Qeveria Britanike, në periudhën janar-shtator 2022 kanë kërkuar azil në Britani 13,272 shtetas shqiptarë.

Në tremujorin e tretë të këtij viti numri i azilkërkuesve nga Shqipëria pothuajse u dyfishua në raport me 6 mujorin e parë ku kishin kërkuar azil rreth 7 mijë shtetas shqiptarë. Në të gjithë 9 mujorin e këtij viti Britania e Madhe ka regjistruar 52,525 azilkërkues nga e gjithë bota, 25% e të cilëve ishin nga Shqipëria.

Disa zona të Veriut të Shqipërisë po boshatisen më shpejtësi kryesisht qarku i Kukësit i cili ka lidhje të forta me emigracionin në Britani.

Më shumë se gjysma e azilkërkuesve nga Shqipëria hynë në territorin britanik me gomone nga Franca në udhëtime mbi 8 ore shpesh duke rrezikuar jetën. Vala e emigrimit në këtë mënyrë u nxit nga çmimi më i lirë me gomone (3000 paund) në raport me mbi 20,000 mijë paund që arriti vlera e transportit me kamion.

Autoritet britanike konsiderojnë se kalimet me varka të vogla janë të rrezikshme dhe të panevojshme për shqiptarët. Shqipëria sipas tyre konsiderohet një vend i sigurt.

“Në përgjithësi në Shqipëri apo pjesë të tij nuk ka asnjë rrezik serioz persekutimi të personave që jetojnë atje”, cilëson informacioni i qeverisë Britanike që shoqëron statistikat e emigracionit.

Të dhënat tregojnë se numri i azilkërkueseve nga Shqipëria është rritur më shumë se katër herë në raport me vitin 2021 ku kërkuan azil vetëm 3,578 shqiptare. Çdo kërkesë për azil shqyrtohet në bazë të rrethanave individuale të personave dhe mundësia për t’iu dhënë mbrojtje do të ndryshojë sipas nivelit të rrezikut.

Të dhënat britanike tregojnë se, shqiptarët në përgjithësi kishin më pak gjasa për të përfituar azil sesa kombësitë e tjera. Shqiptarët përfitojnë 53% të normës së grantit, krahasuar me 76% të kombësive të tjera.

Shumica e shqiptarëve që kalojnë kanalin me varka të vogla janë meshkuj. Nga viti 2018 deri në qershor 2022, 95% e shqiptarëve që arritën në Britani me gomone ishin meshkuj.

Në BE dhe Britani kanë kërkuar azil gjithsej 21.3 mijë persona për 9 mujorin

Nga ana tjetër të dhënat e Eurostat që i referohen 9 mujorit 2022 tregojnë se në vendet e BE -së janë regjistruar gjithsej 8,115 aplikime për azil në BE nga shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shtetet me aplikimet më të larta mbeten Franca, me 46% të aplikimeve totale për 8-mujorin dhe Gjermania, me 12%. Dëshira e shqiptarëve është më e larta në Europë edhe në krahasim me Ukrainën që është në luftë.

Vetëm nëpërmjet azilit kanë ikur nga vendi rreth 21.4 mijë vetë në 9 mujor, pa llogaritur personat që ikin me studime, me kontrata pune, me bashkim familjar etj. Kjo shifër është gati sa aplikimet për azil në BE në 2019-n (ku përfshihej dhe raportimi i Britannisë), përpara se të fillonte pandemia. Vendi po zbrazet me shpejtësi sa çdo vit shuhet një qytet.

azulkerkues britani Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Shqipëria në fazë plakjeje agresive, për herë të parë në histori mosha mediane arrin BE-në

10:53 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.