Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“S’kam shprehur ndonjë besim tek SPAK”/ Meta: Reforma në drejtësi është bërë Ramaformë!

21:08 / December 19, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar zhvillimet e fundit me zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Meta tha se nuk ka të bëjë asgjë me emrat, por me institucionin që është prodhuar nga reforma në drejtësi.

Në një intervistë për emisionin “Pa censurë”, Meta deklaroi se reforma në drejtësi është kthyer në një “Ramaformë”.

Pyetje: E shihni zgjedhjen e Dumanit në krye të SPAK-ut si një garanci që SPAK-u të mos jetë i kontrolluar nga qeveria?

Ilir Meta: Koha do të tregojë se cilat do të jenë rezultatet që do të arrihen, por, në çdo rast, duke e njohur mirë reformën në drejtësi, si ish kryetar parlamenti dhe si ish president, kam vënë re që reforma u shndërrua në një Ramaformë. Edhe drejtësia e re që pritej të ishte e pavarur, edhe në respekt të konsensusit që u arrit në parlament, përmes ligjeve antikushtetuese, përmes shkeljeve të kushtetutës, përmes kontrollit të vetingut, mori formën e Ramës, pra Ramaformë.

Pyetje: Por ligjet i miratuat ju, megjithëse PD kundërshtoi miratimin e 6 prej 7 ligjeve kryesore të reformës.

Ilir Meta: Ramaforma ka ardhur si rezultat i akteve antikushtetuese, të marra në parlament. Meqë po flasim për çështjen e hetimit dhe prokurorisë, kushtetuta ka qenë tepër e qartë për çështjen e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, por, në fund të 2017-ës, procesi, me një akt antikushtetues u përdor nga Edi Rama. Përmes emërimeve të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, u bë të krijohej ajo KLP që u krijua, si dhe SPAK dhe gjithë institucionet e tjera që erdhën si rezultat i asaj KLP që buronte nga një akt antikushtetues i Kuvendit të Shqipërisë, që buronte nga votimi me 69 vota, pra nga Edi Rama.

Përsa i përket besimit tek SPAK, Meta tha se nuk ka shprehur asnjëherë besim tek ky institucion. Meta ka renditur disa prej çështjeve që ai ka dërguar prova që vërtetojnë shkeljet ligjore të qeverisë.

Pyetje: Duke qenë se SPAK buron nga një institucion i kapur, siç thoni, ju nuk keni besim te SPAK, as keni patur, as keni?

Ilir Meta: Nuk kam shprehur asnjëherë besim tek SPAK, pavarësisht se i kemi dhënë besim SPAK-ut që të provojë veten. Si president i kam çuar disa denoncime SPAK-ut, përfshirë dhe fallsifikimin e firmës së Kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit dhe nuk është ndërmarrë asnjë masë apo nuk ka konkluzion për këtë çështje. Këto janë çështje të rënda. Kur arrihet të fallsifikohet firma e Kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese nga Parlamenti i Shqipërisë kundër Presidentit, çfarë mund të ndodhë me qytetarin. Ishte pastaj çështja e mos hetimit të zgjedhjeve me dosjen e Dibrës, që solli si pasojë edhe atë që ndodhi në Elbasan në zgjedhjet 2021. Për të mos folur pastaj për patronazhistët, që, në vend të hetonin Edi Ramën dhe vartësit e tij që përdornin të dhënat përsonale për qëllime shantazhi, hetuan dy gazetarë.

Pyetje: Ju nuk keni besim as tek zgjedhja e Duimanit megjithëse për atë u investua ambasada amerikane?

Ilir Meta: Nuk e shikoj çështjen e reformës, as çështje emri, as çështje diplomatësh. E shikoj si çështje kushtetute, si çështje integriteti dhe si çështje rezultati, mbi të gjitha. Gjithë kjo zhurmë që bëhet  se po zgjidhet kreu i SPAK-ut, që ka një rol proceduarial, më duket sikur kërkon të krijojë iluzione përsëri, si njëherë e një kohë, që “prisni se sa të ikë ky Prokuror i Përgjithshëm, do të bëhet nami”, “prisni sa të krijohet SPAK, se do të bëhet nami”, “po prisni se sa të ndërrohet ky, do të bëhet nami”, kur ne e shikojmë që namin në këtë vend e bën vetëm Edi Rama, që po kalon nga megavjedhje në supermegavjedhje dhe nuk po shohim asnjë rezultat serioz.

Ilir Meta Ramaforme spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.