Informacionet e ardhura sëfundmi në lidhje me mënyrën se si u krye grabitja në Rinas janë në kufijtë e të pabesueshmesh.
Jo vetëm që kanë thyer perimetrin e sigurisë së aeroportit të Rinasit, por grabitësit kanë hyrë edhe në brendësi të avionit që po nisej për në Vjenë.
Pasi kanë hyrë në bordin e avionit, grabitësit kanë marrë nën kërcënimin e armëve thasët me para duke i ngarkuar më pas në furgonin që kishte mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.
Më pas grabitësit janë larguar nga aeroporti duke tentuar të humbin gjurmët, por në këtë moment janë përballur me makinën e policisë, të cilën e kanë qëlluar me një granatë.
Në këtë moment, policia i është përgjigjur me zjarr duke vrarë njërin prej autorëve.
Ajo që është alarmante ka të bëjë me faktin se autorët kanë hyrë me granata dhe kallashnikov në avion dhe kjo është hera e dytë që ndodh e njëjta ngjarje.
