Aktorja e dashur për publikun shqiptar, Marjana Kondi është rikthyer në Teatrin Kombëtar pas nëntë vitesh.
Dalja e saj në teatër vjen pak ditë pas largimit të Hervin Çulit si drejtor i TK.
“Në momentin e parë kur hyra në Teatër, Alba më tregonte Teatrin, skenën, dhomat e provës. Nuk u ndjeva mirë. Në vend që t’ja tregoja unë Teatrin, ndodhi e kundërta. Shkela në momentin kur ish-drejtori i TK është larguar, shyqyr që nuk e pashë nëpër sallon, se, ku i dihet, njerëz jemi”, është shprehur Mariana në një deklaratë për mediet.
Aktorja u pyet edhe për ministren Mirela Kumbaro, me të cilën ka replikuar shpesh në distancë, nëse do t’i bënte një ftesë për të parë dramën “Gjaku i Martirëve të Kombit” që e rikthen në Teatër.
“E shkreta ajo, kam bindjen që nuk e kupton pjesën”, u përgjigj Marjana Kondi.
