Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjykata lë në fuqi përkohësisht kufizimet për azilkërkuesit në kufijtë e SHBA-së

18:53 / December 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
022a0000 0aff 0242 e679 08dae28df5d4 w1023 r1 s 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara lëshoi një urdhër të përkohshëm për të mbajtur në fuqi kufizimet e vendosura gjatë pandemisë, që i ndalon emigrantët të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara.

Fati i mijëra emigrantëve që presin në kufirin SHBA-Meksikë është i paqartë ndërsa urdhri i Gjykatës u lëshua në prag të përfundimit të afatit të urdhrit ekzekutiv, të njohur si Titulli 42, që i lejon autoritetet t’i kthejnë pas emigrantët e kapur në kufirin e SHBA-së. Urdhri ekzekutiv, i vendosur gjatë administratës së ish-Presidentit Donald Trump skadon më 21 dhjetor.

Me lëshimin e urdhrit të përkohshëm, kryetari i Gjykatës së Lartë John Roberts i kërkon administratës se Presidentit Biden të përgjigjet brenda ditës së sotme, pra disa orë para përfundimit të Titullit 42.

Shtetet konservatore, që u ankuan në Gjykatën e Lartë, argumentuan se heqja e kufizimeve, do të shkaktonte një rritje të lartë të numrit të emigrantëve duke mbingarkuar shërbimet jetike, si kujdesin shëndetësor dhe rendin, dhe paralajmëruar për një “krizë në kufijtë jugorë”.

Përfaqësues të këtyre shteteve kanë akuzuar qeverinë federale se nuk ka asnjë plan për të menaxhuar rritjen e fluksit të emigrantëve. Në janar, republikanët do të marrin drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe çështja e emigrantëve pritet të jetë në krye të agjendës.

Që nga marsi i vitit 2020, kur hyri në fuqi urdhri ekzekutiv për moslejimin e emigrantëve nën arsyen e mospërhapjes së pandemisë Covid-19, janë refuzuar 2 milionë e gjysmë kërkesa azili, bazuar në ligjet ndërkombëtare dhe ato amerikane./ Voa

Gjykata SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.