Në sallën COD në kryeministri është duke u zhvilluar një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, mbi ecurinë e Paktit për Universitetin. I ftuar për të folur në panel është edhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bahri Musabelliu, i cili ra në sy për byzylykun e trashë të floririt 24 karatësh dhe unazës që mbante në dorë, teksa fliste. Xhevahirët e shtrenjtë të Rektorit tërhoqën edhe vëmendjen e të pranishmëve në sallë.
Kujtojmë se Bahri Musabelliu është vënë nën hetim nga Prokuroria në lidhje me një tender me vlerë gjysmë milion euro për ndërtimin e një muri rrethues në UBT gjysmë metri të lartë dhe një porte hekuri. Dosja penale është regjistruar për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

