Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre shtetas që akuzohen se falsifikonin dokumente të ndryshme, kundrejt përfitimit monetar. “Falsifikonin dokumente të ndryshme, kundrejt përfitimit monetar, vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara”.
Njoftimi nga Policia e Tiranës
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacioni policor i koduar “Falsifikimi”. Falsifikonin dokumente të ndryshme, kundrejt përfitimit monetar, vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas një pune hetimore dymujore të ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Falsifikimi”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”, i shtetasve: G.Xh, 64 vjeç, A.B, 59 vjeç dhe Sh.B, 59 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme. Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.
