Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Frika nga rikthimi i gripit të shpendëve. Shqipëria ndërpret importin e pulave nga Hungaria dhe Italia

17:06 / December 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gripi pulat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve në vendin tonë, Shqipëria ka bllokuar importin dhe tranzitin e shpendëve nga Italia dhe Hungaria. Frika për tu përballur sërish me një situatë të kësaj sëmundje në shpendët në vend, ka bërë që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të urdhërojë bllokimin e importit nga disa rajone të këtyre shteteve.

Bllokimi do të jetë për 99 njësi administrative nga Italia dhe 11 nga Hungaria. Kjo masë paraprake merret për të frenuar përhapjen e kësaj sëmundje që ka qenë prezente në mars të këtij viti në vendin tonë.

Në këto kategori janë të përfshira shpendët e gjalla shtëpiake dhe të egra, zogjtë 24-orësh, shpendë dekorativë, materiali biologjik i shpendëve, vezët e shpendëve, mishi i shpendëve dhe nënproduktet e shpendëve.

Me konfirmimin zyrtar nga Ministria e Bujqësisë në 19 mars të 2022 u konfirmua rasti I parë me H5N8 në dy stabilimentet kryesore dhe më pas u përhap në 11 vatra në disa qytete të vendit. Gjithsej ngordhën 560 mijë pula në total dhe dëmi tek bizneset ishte kolosal, ku përpos shfqarosjes së pulave, pati rënie drastike të konsumit të mishit të tyre dhe vezëve, për shkak të frikës së transmetimit të sëmundjes.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në Shqipëri mbarështohen afro 5 milionë pula. Të dhënat i referohen shpendëve në stabilimentet e prodhimit të vezëve.

Në raport me prodhimin vendas sasia e pulave të importuara zë 6.9%. Italia është vendi nga ku dhe importohen më shumë pula. Këtë vit nga ky shtet kemi importuar 211 mijë e 772 kg ndërsa nga Hungaria 19 mijë e 746 kg.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste

13:01 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.