Ish-deputeti, Klevis Balliu ka qenë, si çdo mbrëmje, pranë banorëve të Astirit në protestën e rradhës.
Balliu u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 13 prillit kundër Edi Ramës dhe tha se ky i fundit duhet shporrur njëherë e mire.
Balliu ka reaguar dhe ndaj grabitjes së ditës së sotme në aeroportin e Rinasit, ku sipas tij policia duhet të ishte e angazhuar dhe se nuk ka qeveri, po banditë.
‘Qytetarë! Ju bëj thirrje bashkohuni me mazhorancën absolute dhe zhdukeni këtë rilindje të poshtër. Ku janë qytetarët?! Deputetët që rrinë në Parlament janë një tufë viçash. Është koha që të çoheni për veten tuaj. Pavarësisht se e gjithë policia duhet të ishte e angazhuar, sot u vodhën 10 milionë euro, sepse sot nuk kemi qeveri, po banditë që drejtojnë. Ata meritojnë të zhduken në datën 13’, tha Balliu.
