Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Përçarja në PD/ Gjekmarkaj: Demokratët ta kërkojnë fajin te Berisha dhe Basha

18:51 / December 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjekmarkaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, duke folur për situatën brenda kampit blu, u shpreh se çështja e ndarjes mes palëve është për shkak të egoizmit dhe interesave personale.

“Është një nga arsyet që preferoj të hesht pasi mendimet e mia mund të enë në kundërshtim me shumicën, qëndrimet e mia janë mbështetur me fakte. Mund të them që ndarja e PD është një çështjes egoizmi dhe interesash personale dhe mbahet peng për interesa personale. Demokratët e Shqipërisë mund të kërkojnë fajin te deputetët por duhet ta vënë gishtin te Berisha dhe Basha, janë burimi i fatkeqësive. Mund t’i kërkojnë te Basha por nuk mjafton, Berisha e ka sjellë atë dhe e ka mbajtur dhe kur Basha i doli kundër ai e hoqi. Kjo s’do të thotë që Berisha është një lider që nuk vlen, por e ka konsumuar kohën e vetë politike e historike. Unë e kam dashur dhe e kam votuar shumë herë, për mua është e dhimbshme që kjo parti sot të kthehet në një parti lokale ku përfaqëson vetëm zonat rurale të vendit. Berisha tha që do ta hapë PD-në por ka ish-ministra dhe njerëz të përfolur. Kjo parti nuk është hapur, qasja që ka pasur me pjesën tjetër ka qenë asgjësuese, unë e shoh veten jashtë të dyja grupeve. Unë e shoh veten te PD e votuesve, unë jam te PD sa mundem dhe sa di i shërbej opozitarizmit. Duhet të investohet për një lider të ri përbashkues. Liderin e prodhon vota por për të shkuar aty duhen disa vullnete, duhet vullnet i madh nga Berisha, edhe nga lideri i vogël Basha, që mos të bëjë llojin e rikthimit, nëse do kthehej do e bënte për interesat e veta. Druaj se fjalët e mia do vërtetohen shpejt. PD-në mund ta bashkojë kushdo, ka njerëz shumë të zotë në vend. Nuk mund të kërkohet fitorja gjithmonë te Berisha”, deklaroi Gjekmarkaj  i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24. 

Agron Gjekmarkaj PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.