Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dhoma e Përfaqësuesve miraton buxhetin në SHBA, 1.7 trilionë dollarë shkojnë për Ukrainën

21:41 / December 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SHBA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ligji për shpenzime në vlerë prej 1.7 trilion dollarësh është miratuar më 23 dhjetor nga ligjvënësit amerikanë të Dhomës së Përfaqësuesve. Në këtë ligj përfshihet financimi i agjencive federale deri në shtator, por edhe ndihma për Ukrainën, shtet që po përballet me pushtimin rus.

Për projektligjin votuan 225 ligjvënës dhe 201 ishin kundër. Tani, presidenti amerikan, Joe Biden, duhet ta nënshkruajë atë në mënyrë që të shndërrohet në ligj. Në projektligjin prej 4.155 faqesh përfshihet rritje prej 6 për qind e shpenzimeve për nisma vendore. Ndërkaq, shpenzimet për programet e mbrojtjes janë rritur për 10 për qind apo në 858 miliardë dollarë.

Projektligji u miratua disa orë pasi afati për financimin e agjencive federale të skadonte. Në projektligj janë të përfshira 12 projektligje për ndarje buxhetore, ndihma për Ukrainën dhe buxhet për ndihmën e komuniteteve që janë goditur nga uraganet, vërshimet dhe zjarret.

Përmes këtij Projektligji të shpenzimeve, ligjvënësit miratuan afër 45 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe aleatët e NATO-s – më shumë sesa Biden kishte kërkuar.

Gjatë një adresimi para Kongresit amerikan të mërkurën mbrëma, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u tha ligjvënësve se kjo paketë e ndihmës nuk është bamirësi, por investim në sigurinë globale dhe demokraci.

Edhe pse ndihma për Ukrainën ka pasur mbështetje të madhe nga të dyja partitë, disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve e kanë kritikuar paketën e ndihmës, duke thënë se këto para do të mund të shpenzoheshin më mirë në prioritetet e SHBA-së.

Nga viti i ardhshëm, republikanët do të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe disa nga republikanët kanë paralajmëruar se Kongresi i ardhshëm nuk do të jetë aq dorëlirë me ndihmën që i jep Ukrainës.

Në Projektligjin për shpenzimet po ashtu përfshihen edhe 40 miliardë dollarë për shpenzime emergjente, që pritet të përdoren për komunitetet e goditura nga fatkeqësitë natyrore.

buxheti dhoma e perfaqesuesve ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.