Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

BE jep lajmin e mirë për tarifat e roaming-ut: Ulja e parë e çmimeve nga tetori 2023

13:57 / December 24, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
roaming
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e fundit të mbajtur në Tiranë kanë nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër për Romaing  për uljen e tarifave në mes të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Ndërkohë në korrikun 2021 ishte arritur edhe një marrëveshje tjetër për uljen e tarifave të roaming mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por çfarë ka ndodhur me implementimin e marrëveshjes së vitit 2021. Lidhur me këtë në një përgjigje për Gazetën Express ka folur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Zoi Muletier. Ajo ka thënë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë duke e zbatuar atë.

“Analiza e parë tregon se zbatimi është i suksesshëm, pasi numri i përdoruesve në roaming si dhe trafiku në roaming është rritur në vitin e parë të zbatimi të marrëveshjes “Roaming sikur në shtëpi””, ka thënë ajo për Express.

Muletier ka thënë se zbatimi i marrëveshjes për Roaming që u arrit në vitin 2021 është një hap i parë dhe thelbësor drejt uljes së tarifave të roaming në mes të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

E pyetur nëse kanë marrë garanci nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se kjo marrëveshje e nënshkruar në Tiranë do të zbatohet, Muletier ka thënë se një gjë e tillë është përcaktuar qysh kur liderët e Ballkanit Perëndimor kishin nënshkruar Deklaratën për Mbështetjen e Axhendës Dixhitale të  Ballkanit Perëndimor në vitin 2018 e ku përcaktohet prioriteti i uljes së tarifave të roaming midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Qëllimi përfundimtar i procesit është ulja e çmimeve të roaming me BE-në në nivelin afër atij të brendshëm, duke kontribuar në uljen e tarifave të roaming-ut me më shumë se 90% në rrjetet celulare aktualisht më të shtrenjta të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ajo.

“Ulja e tarifave shtesë të roaming ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është e mundur vetëm në bazë të Marrëveshjeve Tregtare Vullnetare nga operatorët, sipas modeleve të biznesit të kompanive, interesave komerciale dhe në përputhje me rregullat e konkurrencës dhe tregtisë në fuqi”, ka shtuar zëdhënësja e Komisionit Evropian.

Muletier tutje ka thënë se një grup i kompanive të telekomunikacionit të vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e kanë nënshkruar Deklaratën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor që u mbajt në Tiranë më 6 dhjetor e ku janë zotuar se do të punojnë për uljen e tarifave të romaing-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Muletier ka thënë se uljet e para dhe të rëndësishme të roaming-ut do të fillojnë nga 1 tetori 2023.

“Uljet e para të rëndësishme të çmimeve të roaming-ut që do të fillojnë më 1 tetor 2023 do të sjellin përfitime për qytetarët dhe bizneset e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ajo.

Zëdhënësja e KE ka thënë se edhe operatorët e tjerë inkurajohen që t’i bashkohen kësaj nisme.

“Operatorët e tjerë inkurajohen t’i bashkohen kësaj nisme ambicioze vullnetare – sa më shumë operatorë të bashkohen, aq më të mëdha do të jenë përfitimet për qytetarët dhe bizneset e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Muletier.

“Duke qenë se kjo është një nismë vullnetare e operatorëve të telekomunikacionit, ajo do të zbatohet prej tyre. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor të përshpejtojnë zbatimin e reformave të politikave në sektorin e telekomit me qëllim të krijimit të një tregu të përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor”, ka përfunduar Muletier./Express/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhje te “Vila e Kuqe”, Rama thërret sot drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, zbulohen detajet

12:28 / September 28, 2026

Maliqi kundër bashkimit me Korçën/ Territorialja, 21 këshilltarë votojnë kundër

12:25 / September 28, 2026

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtarë, 90 minuta takim me dyer të mbyllura

11:37 / September 28, 2026

Kosovë/ Hamza: Nëse kalon projektligji për Specialen, jemi të hapur të diskutojmë për presidentin

11:34 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.