Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur lidhur me operacionin e fundit të FNSH dhe RENEA në zonën e Fushë Kuqes gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Kontrolle të imtësishme u zhvilluan në banesën e të zhdukurit dhe të shumë kërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, por edhe në disa banesë të të njohurve të tij.
Karamuço duke folur në ABC Live, ka theksuar se aksioni i sotëm tregon se Ervis Martinaj po kërkohet i gjallë, ndryshe nga sa është aluduar se ai mund të jetë rrëmbyer dhe më pas zhdukur.
“Po kërkohet për të gjallë. Nuk ka filluar aksioni në Fushë Kuqe por fillimisht në Vlorë. Ka pasur informacion që mund të jetë vendndodhja e mundshëm e Vis Martinajt. Sot janë zhvendosur në Fushë Kuqe. Sot jemi në ditë festash krishtlindjesh. Dhe mundet që personazhe të tilla të bashkohen me familjen. Ka infrastrukturë për t’u vendosur dhe ikur në vende përreth mbi dhe nën tokë. Zona është e monitoruar me kamera me sensor me gjithçka është e ruajtur. Nuk dihet nëse RENEA ka pasur informacione për këtë teknologji.” tha Karamuço.
“Ka inteligjencë artificiale. Ka një perimetër tepër të madhe, jo vetëm sa banesa. Kamera, sensorë dhe shumë të tjera…Shumë zonë e mbrojtur, e survejuar”, tha Karamuço.
“Plani i largimit është më i miri. Mund të ketë komunikime nëpër banesa. Domethënë çfarë do të bëjnë për të shpëtuar. Janë të zgjuar dhe të zhdërvjellët. E kanë treguar se si mund të largohen. Policia duhet të jetë një hap para për t’i kapur.”