Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj zbulon surprizat për festat e fundvitit, apel qytetarëve: Blini produkte lokale

15:54 / December 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 12 26 at 14.37.36
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Festat e fundvitit në kryeqytet do të jenë vërtet të magjishme. Në një intervistë për ”News 24”, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zbuloi shumë prej aktiviteteve të cilat do të organizohen gjatë këtyre ditëve gjer në natën e ndërrimit të viteve për të cilën është menduar një superkoncert.

“Do të kemi ndoshta spektaklin më të bukur të fishekzjarrëve këtë fundvit, do kemi disa këngëtarë të njohur, edhe ndonjëherë ngurojmë t’i marrim fëmijët kur moti është i ftohtë. Do të kemi patjetër një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarrësh, edhe një koncert gjithashtu. Ne do ta mbajmë sheshin të angazhuar me aktivitetet e fundvitit deri në mes të janarit, sepse duam që të gjithë fëmijët të gëzojnë. Ndërkohë që na rezulton edhe nga hyrjet në parking, edhe në aktivitetet në shesh që vijnë edhe shumë jo vetëm shqiptarë rreth e qark nesh, por vijnë edhe nga qytetet e tjera. Kështu që duam që të gjithë fëmijët e Shqipërisë të kenë një mundësi edhe mbas festave të jenë këtu në Tiranë dhe të gëzojnë nga këto aktivitete”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se kjo periudhë është dhe një mundësi shumë e mirë për të gjeneruar ekonomi për qytetin.

“Thirrja që dua t’u bëj qytetarëve është, duhet të kuptojmë që kur blejmë një gjel nga Baldushku, ose kur blejmë vaj nga Ndroqi, ose kur blejmë verë nga Lundra, ose kur blejmë domate e vona, domatet e zeza të Shëngjergjit, nuk kemi blerë vetëm artikujt me të cilët shtrojmë tryezën e Vitit të Ri, kemi blerë dhe librat e një vajze të vogël në Baldushk që do të bëhet nesër doktoreshë, kemi blerë edhe atletet e një çuni të vogël në Lundër që nesër do bëhet futbollist i njohur. Kështu që thirrja ime është që siç flasim për turizëm patriotik, duhet të flasim edhe për një fundvit patriotik”, nënvizoi Veliaj.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.