Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të martë familjen e Rajmonda Barjamit, nënë e 4 fëmijëve. Kreu i qeverisë po ashtu jep lajmin se Rajmonda do të mbështetet 100% nga qeveria për transplantin e veshkës. “Dhurata për Vit të Ri edhe në familjen e Rajmonda Barjamit, nënë e 4 fëmijëve, që janë të shkëlqyer në shkollë, ndërsa nëna është mbështetur 100% nga qeveria për transplantin e veshkës. Prej 1 janarit nëna e ve do të trajtohet me programin e ri të mbështetjes ekonomike për nënat me 3 e më shumë fëmijë. Shumë faleminderit dyqanit të fëmijëve HAMLEYS për mbështetjen”,-tha Rama.
Postime te ngjashme
Add A Comment
