Stresi ishte një nga miqtë më të ngushtë të Brilant Martinajt, i cili u vra më 17 korrik në mbikalimin e Fushë-Krujës bashkë me dy miqtë e tij, Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën.
Së fundmi, reperi i ka kushtuar një këngë mikut të tij Brilant Martinajt në ditën e ditëlindjes, që fatkeqësisht humbi jetën në Masakrën e ‘Fushë-Krujës’.
Kënga me titull “Më ka marr malli Brilant Martinaj”, është hit-i i fundit i reperit të njohur me pseudonimin ‘Stresi’.
