“Kcimi i Tropojës”, apo njohur gjerësisht si Vallja e Tropojës duhet të bëhet pjesë e UNESCO si thesar i tashëgimisë kulturore shqiptare.
Presidenti Meta është takuar me kreun e shoqatës “Kcimi i Tropojës”, Skënder Haklajn ku ndanë bindjen e domsdoshmërisë së ruajtjes së kësaj pasurie folklorike.
Në një status në Facebook, Meta thotë se duhet të promovohet dhe më tej për tu bërë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.
STATUSI I PRESIDENTIT META
“Kcimi i Tropojës”, një nga thesaret më të çmuara të trashëgimisë kulturore e artistike të kombit tonë, duhet të promovohet edhe më tej, për t’u bërë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.
Shumë i lumtur të takoja sot kryetarin e shoqatës “Kcimi i Tropojës”, Skënder Haklaj, me të cilin ndamë bindjen për domosdoshmërinë e ruajtjes së kësaj pasurie folklorike të Malësisë së Gjakovës dhe bërjen e saj pjesë të UNESCO, së bashku me pasuritë e tjera kulturore shqiptare
