Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sejamini dhe Abilekaj tregojnë gabimin më të madh të Sali Berishës: Është njollë për Partinë Demokratike

21:21 / December 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sejamini alibeaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga ngjarjet më të komentuara dhe të rëndësishme të vitit, ishte përplasja fizike në selinë e Partisë Demokratike mes dy grupimeve, atij të Berishës dhe grupit Basha. 

Analisti Enton Abilekaj e cilëson këtë ngjarje si një nga gabimet më të mëdha të Sali Berishës në jetën e tij politike. Ndërsa Neritan Sejamini thotë se kjo ngjarje tregoi se pushteti edhe brenda partisë, nuk merret kurrë me dhunë, por vetëm me zgjedhje, siç tregoi më pas 6 marsi me zgjedhjet e pjesshme lokale. 

Enton Abilekaj: 8 janari ishte një nga gabimet më të mëdha që ka bërë Sali Berisha në jetën e vet politike. Nuk i është shmangur kurrë asnjë lloj përplasje, por kjo ishte një nga përplasjet që paraprakisht dihej që do ta nxirrte humbës edhe sikur të fitonte. Nuk kishte rezultat tjetër përveç humbjes. Këtë e kuptoi më mirë Ilir Meta, i cili menjëherë pas 8 janarit, shpalli menjëherë 6 marsin, zgjedhje të pjesshme lokale dhe i dha mundësi PD-së të zgjidhte në mënyrë paqësore problemin. 8 Janari do të mbetet si një njollë për PD, por edhe në karrierën e Berishës, besoj është një nga gabimet më të medha.

Neritan Sejamini: Nëse ka ndonjë vlerë 8 janari, tregoi se pushteti nuk merret me dhunë. Sot PD flet prapë për revolucion. Zoti Berisha nuk mori dot me dhunë selinë e vet nga Lulzim Basha, jo më ti marrë pushtetin Edi Ramës me dhunë. Nëse ka një gjë që 8 janari duhet ti ketë mësuar PD-së është që të heqë dorë nga cdo lloj tentative, për të rrëzuar pushtetin me dhunë. Tentoi ta merrte me dhunë, doli krejtësisht i shkatërruar në opinionin publik pas kësaj dhune dhe pastaj iu desh sërish të hynte në zgjedhje dhe duke fituar zgjedhjet, mori pushtetin në Partinë Demokratike. Pra me dhunë humbi dhe fitoi me zgjedhje. Ky është një mësim i madh për Partinë Demokratike dhe për politikën shqiptare, të heqin dorë nga çdo lloj tentative për të marrë pushtetin me dhunë.

Berisha Enton Abilekaj neritan sejamini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.