Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Java e parë e 2023 nis me spektaklin e shiut të meteorëve

23:35 / December 29, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shi meteoresh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Viti i ri do të nisë me një shi meteorësh, që sipas NASA-s, është “një prej më të bukurve” në kalendarin astronomik.

Çdo vit, shiu i meteorëve arrin kulmin në ditët e para të Janarit duke ‘pikturuar’ një peizazh qiellor për shikuesit. Sipas “Metro”, në një natë të kthjellët çdo orë mund të shihen deri në 100 meteorë që përshkojnë qiellin.

Quadrantidet mund të shihen më së shumti nga ata që jetojnë në hemisferën veriore.  NASA-a sqaron se veçantia e Quadrantideve është kulmi i saj, i cili zgjat më pak se shirat e tjerë të meteorëve.

“Pjesa më e madhe e shirave të meteorëve kanë një kulm dy-ditor që do të thotë se ka më shumë gjasa të shohësh meteorët që bien. Kulmi i Quadrantideve zgjat më pak, vetëm disa orë”, shkroi agjencia hapësinore në postimin e saj.

Këtë vit, shiu i Quadrantideve nis në natën e 3 Janarit. Orët kur mund të shihen më shumë meteorë janë rreth mesnatës së 3 Janarit e deri në agimin e datës 4.

meteor shiu spektakel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026

Demokratët fitojnë garën për Senatin në Teksas, thyejnë dominimin republikan që nga viti 1988

09:38 / November 4, 2026

Pse qeveria suedeze po ndalon përdorimin e ChatGPT dhe Claude

22:56 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.