Stadiumi Vila Belmiro, ‘shtëpia’ e Santos FC, skuadra ku Pele kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, do të presë shërbimin funeral të hënën dhe të martën.
Brazili ka shpallur tre ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit. Pele, emri i vërtetë i të cilit është Edson Arantes Do Nascimento, humbi një betejë të gjatë kundër kancerit këtë të enjte, në moshën 82-vjeçare.
Ky shërbim funerali do të zgjasë 24 orë, deri në orën 10 të mëngjesit të datës 2 janar, me arkivolin që do të mbahet nëpër rrugët e Santos më pas, duke kaluar përfundimisht para shtëpisë së nënës së tij në “O Rei” Celeste.
E ëma e legjendës braziliane të futbollit është 100 vjeçe. Trupi i Peles do të varroset në Memorial Necrópole Ecumênica, një varrezë në qytetin Santos, ku vetëm familja do të marrë pjesë.
