Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tmerri që kaluan dy prindërit mësues, djali i droguar i rrahu dhe i kërcënoi për para

18:14 / December 30, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Ka pesë vjet që djali jonë ka sjellje aspak normale në raport me mua, nënën e tij dhe me çdo pjesëtar tjetër të familjes.”

Ankesa e radhës e një burri është për djalin e droguar për të cilit është lutur që t’ja arrestojnë. Por kur ditën që shkoi në polici nuk u pa asnjë rrethanë dhune, e kundërta ndodhi pasi ai tregoi mesazhet e shumta të të afërmeve. “Më kanë ndihmuar të gjithë, prokuroria, policia bashkia për rehabilitimin e tij, por agresiviteti i tij vazhdon me veprime të paligjshme ndaj nesh. Na detyron që t’i japim para pa na dhënë arsye se përse i nevojiten”, – ankohet babai i 20-vjeçarit.

Në një rast i riu, sipas skedës së tij rezulton i arretsuar për dhunë dhe i burgosur për këtë vepër penale dhe nga vendimet e gjykatës shfaqet edhe dëshmia e tij si një person i penduar dhe që do i përkushtohej prindërve

“Një ditë erdhi në shtëpinë tonë shoku i djalit. Kishte një telefon në dorë dhe na kërkoi 100 mijë lekë dhe e kuptuam që i kishte marrë borxh. Në darkë djali erdhi në shtëpi dhe la një letër që shkruante: “më lini 60 mijë lekë të vjetra mbi tavolinë.”

Babai thotë se pasi u konsultua me gruan vendosën t’i thoshin “Jo” fëmijës së tyre.

“Në mëngjes nuk lamë asnjë letër mbi tavolinë dhe ikëm në punë. Djali erdhi aty ku ne punojmë dhe nën presion i kërkoi 60 mijë lekë të ëmës. Na tha se nëse nuk i jepnim paratë do na rrihte përpara nxënësve. Në këto kushte u detyruam t’i japim paratë për të shmangur konfliktin”. Pa zgjatur shumë ditë kërkesa është përsëritur sërish. Ata duke qenë se ishin vetëm në banesë kanë refuzuar. Por në një nga ditët kur janë kthyer në shtëpi u përballën me një suprizë të pakëndëshme

“Djali që ishte brenda kishte thyer sende e orendi dhe na kërkoi 150 mijë mijë lekë me arsyen se donte të largohej nga shtëpia. Në kushtet kur refuzova t’i jap lekët, ai më goditi me shkelma dhe grushta në sy të nënës. Në këto rrethana u detyrova t’i jap 150 mijë lekë dhe ai na tha që nuk do vinte më në shtëpi.”

Ditët në vazhdim ishin torturuese për dy prindërit. Një ditë më vonë 20-vjeçari trokiti në shtëpi. I ra ziles, por ata nuk e hapën derën nga frika e tij.

“Erdhi në banesë përsëri dhe i ra ziles. Nuk e hapëm. Filloi ta godasë me shkelma për ta shqyer, ka sharë, ka ofenduar dhe na kërcënoi. Ai ka marrë dënimin me kusht nga dhuna e parë që ushtroi dhe ndaj nesh gjatë kësaj kohe ka ushtruar dhunë në forma të ndryshme, fizike, psikologjike dhe për të shmangur degradimin moral i kemi dhënë para sa herë na ka kërkuar”. Policia bën me dije se përpos kësaj dëshmie administroi dhe disa mesazhe të dërguara nga familjarët që i njoftonin të ruheshin nga djali i tyre.

Në fashikullin që iu tregua Gazetasi.al tregohet se policia kreu disa veprime midis tyre raport shërbimi për këqyrjen e shtëpisë, atë të kallëzimit të veprës penale, procesverbal për këqyrje të të dhënave të aparatit si dhe një procesverbal ku urdhërohet ndalimi i të riut. Por kur i dyshuari u arrestua për dhunë të përsëritur, ai mohoi gjithçka edhe pse provat janë kundër tij. “Nuk i kam dhunuar, nuk kam thyer orendi, por vetëm dy pjata jo më shumë. Nuk pi drogë, por kisha ca borxhe” – përmend i riu që akuzohet për dhunë sipas nenit 130 /a/4 I kodit penal.

djali mësues prindërit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.