Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Elhaida dhe Lediani flasin për herë të parë për lidhjen e tyre dhe sqarojnë gjithçka

21:54 / December 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elhaida ledion 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi pranuan romancën e tyre në publik, Elhaida dhe Lediani, përveçse u duartrokitën nga shumë njerëz për emocionet që përcollën, patën gjithashtu edhe shumë kritika në rrjet. Njerëzit paragjykuan faktin që pak kohë më parë balerini ishte në një marrëdhënie me Ditjona Borën, prej rreth 10 vitesh. Dyshja kanë thyer heshtjen mbrëmjen e sotme duke folur në “Dancing with the stars” për gjithçka.

Lediani tha se nuk ka dashur të reagojë sepse ashtu e menduan të dy. Ai nuk tha asgjë për lidhjen e vjetër, por u shpreh se po jetojnë diçka reale dhe të veçantë.

“Unë kam dashur të mbaj një qëndrim, por e menduam të dy dhe thamë “Jo”. Nuk e menduam se historia do merrte këtë përmasë. Thamë ta ndajmë historinë për të marrë një kujtim. Kjo është një histori reale, e veçantë dhe kaq!”- tha Lediani.

Nga ana tjetër, Elhaida bëri një deklaratë të ngjashme me reagimin e saj në mediat online. Ajo u shpreh se të dy kanë qenë beqarë kur nisën lidhjen e tyre dhe kërkoi që njerëzit ta lënë ta jetojnë historinë.

“Ka qenë një javë intense. Kam një lloj përgjegjësie për veprimet e mia dhe i pres të gjitha sepse jam person publik. E ndjeja të nevojshme të sqaroja pozicionin tim. Ne jemi të rritur të dy, filluam lidhje në momentin që ishim beqarë. Nuk kemi thyer asnjë kod. Jemi shumë të lumtur, me fat dhe sa mirë që ndodhi këtu. Duam ta jetojmë dhe të na lejojnë të jetojmë.”- tha këngëtarja.

Elhaida Dani ledian lidhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.