Gjatë natës persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një kapanoni dhe për pasojë janë djegur disa automjete.
Ngjarja e rëndë është shënuar në rrugën “Ymer Peni” në lagjen “Skënderbej” në Elbasan. Burime paraprake bëjnë me dije se nga zjarrvënia janë djegur disa automjete luksoze.
Salloni ku mbaheshin automjetet për shitje ishte i mbikëqyrur nga një shoqëri e ruajtjes dhe sigurisë fizike me kamera cilësore dhe me sistem alarmi, të cilin autorët dyshohet se e kishin çaktivizuar para se t’i vinin zjarrin objektit.
Policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
