Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tradita e Vitit të Ri në Shqipëri

11:45 / December 31, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
63066DB4 2E2B 4C64 A51C EDE4B5047AF5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Darka e Vitit të Ri është një traditë e vjetër për shqiptarët. Ndryshe nga shumë vende të tjera Europiane që festojnë Krishtlindjet, për Shqiptarët darka e Vitit të Ri është më e rëndësishmja. Në fakt tradita që kemi sot më shumë është vijim i ca zakoneve të krijuara gjatë 50-60 viteve të fundit, pra kryesisht gjatë periudhës së socializmit. Le të kujtojmë ca detaje të cilat i mbajmë mend dhe ne qe kemi qënë fëmijë në ato kohë. 

Dita e Vitit të Ri, dikur… 

Gjatë regjimit komunist, Dita e Krishtlindjeve nuk kishte asnjë kuptim, pasi regjimi diktatorial i Enver Hoxhës krijoi shtetin laik. Sipas një dokumenti të ruajtur në arkivat e shtetit, urimi i fundit për Krishtlindje daton në vitin 1966. Ky dokument ka të bëjë me një telegram nga Kisha Ortodokse Shqiptare që i uronte Gëzuar Krishtlindjet kryetarit të Kishës Katolike të Shqipërisë. Shqiptarët nuk festuan evente fetare prej më shumë se 40 vjetësh. Dita më e rëndësishme ishte: 31 Dhjetori pra Nata e Vitit të Ri. Punonjësit merrnin dhurata për fëmijët e tyre, dyqanet ishin të mbushura me ushqime që nuk mund t’i blije gjatë vitit.

Amivisat merrnin një ditë pushim për të pastuar shtëpinë, lanin perdet, batanijet pra çdo gjë. Motivimi ishte i madh, duke pastruar shtëpinë pasi do vinin për vizitë të afërmit e komshinjtë, por dhe duke blerë mobilje apo sikur dicka të re për të zbukuruar shtëpinë. Njerëzit kishin bindjen se duke bërë kaq shumë gjëra, Viti i Ri do t’i gjente më të begatë. Zakonisht nata e vitit të Ri festohej në shtëpi, pastaj  në ditët e para të Janarit, shqiptarët vizitojnë të afërmit e tyre ose fqinjët duke i uruar për Vitin e Ri. Ishte shumë interesante pasi brenda ditës mund ta shihnin njëri tjetrin dy here, pra në mëngjes njëra palë vizitonte shtëpinë e të afërmve apo fqinjëve dhe pasdite ata do t’ua kthenin vizitën. Ishte si një ndjesi konkuruese, kush qeraste me më shumë ëmbëlsira, pije, fruta të freskëta e të thata.

Gjithsesi Nata e Vitit të Ri para së gjithash kishte të bënte me ushqimin. Dhe kështu është sot e kësaj dite. Edhe sot përgatitja e darkës fillon një javë para Natës së Vitit të Ri, me gatimin e Bakllavas (ëmbëlsirën tradicionale të Vitit të Ri).

Dikur njërëzit teksa përgatisnin gjithë këtë darkë mezi prisnin të fillonin programet e humorit në televizionin e vetëm atë kohë në TVSH. Programi zgjaste deri pasmesnate dhe më pas shfaqnin një film ekskluziv deri në orën 2-3 të mëngjesit. Ndërsa sot programet janë të larmishme, por përsëri humori duket se është programi më i preferuar për Vitin e Ri. Emisione si Portokallia, Al Pazar, apo dhe Xing me Ermalin etj, si dhe skeçet e televizionit Shqiptar, konkurojne mes tyre për të tërhequr audiencën e vitit të Ri. 

Por, tradita së fundi duket se po ndryshon. Tashmë familjet gatuajnë vetëm për veten e tyre. Përveç kësaj, ata i përgatisin pjatat e tyre sipas preferencave, për shembull, gatime me prodhime deti, sallata, ose antipasta.  Ka akoma shumë familje që vazhdojnë dhe ruajnë traditën dhe ne kjo gjë na pëlqen. Por, tani është trendi që darka e Vitit të Ri të festohet në restorante të ndryshme, që ofrojnë menu të shijshme. Çmimet mund të mos jenë të përballueshme për shumicën e Shqiptarëve, megjithatë sot ka shumë variacione për të darkuar në Tiranë. E rëndësishme është që të jesh i rrethuar nga familja, të afërm e miq të mirë. Vetmia është armiku i padëshiruar në këto kohë festive. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Senati amerikan konfirmon Eric P. Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri

08:14 / August 6, 2026

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Aeroporti i Vlorës: Si u bllokua projekti 103.9 milionë euro dhe pse shteti po zgjidh kontratën

17:01 / August 5, 2026

Pjesa e raketës Falcon 9 e SpaceX përplaset me Hënën me 8 mijë km/orë dhe peshë rreth 4 tonë

15:21 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.