Edhe ish-kreu demokrat Lulzim Basha ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri. Me një foto familjare, nga banesa e tij, Basha shkruan: “Një urim nga zemra për të gjitha familjet shqiptare për një vit të ri plot shëndet, mbarësi dhe mirësi! Gëzuar 2023!”.
Edhe pse i tërhequr nga debatet publike, Basha po vijon takimet me demokratët në qytete të ndryshme.
